Andoni: Rama e llogarit çdo institucion dhe pushtet si domenin e tij. Problemet në Vlorë, të mbartur për shkak të mungesës së decentralizimit (VIDEO)

Andoni: Rama e llogarit çdo institucion dhe pushtet si domenin e tij. Problemet në Vlorë, të mbartur për shkak të mungesës së decentralizimit (VIDEO)

Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhje të drejtpërdrejte me studion e MCN Live se problemet e Vlorës nuk janë problemet e Ermal Dredhës që po tregon që nuk mund ta menaxhojë siç duhet qytetin, por fakti që zhvillimi nuk përputhet me realitetin. Sipas Andonit, Rama e llogarit çdo institucion apo çdo pushtet si domenin e tij. 

Rama po mundohet të mbajë të tendosur situatën por nuk e shqetëson ndonjë gjë. Shqetësimi është për qytetarët e Ramës, për qytetarët e Vlorës. Kryeministri ka të drejtë që të këshillohet me pushtetin lokal, nuk ka lidhje Kushtetuta. Problemi i madh është që drejtimi i Ramës, Berishës dhe Nanos nuk kanë arritur të pjellin dot decentralizim real të pushtetit lokal.

Problemet e Vlorës nuk janë problemet e Ermal Dredhës që po tregon që nuk mund ta menaxhojë siç duhet qytetin e Vlorës. Zhvillimi nuk përputhet me realitetet e Vlorës, realitetin urbanistik infrastrukturor, mjedisor dhe të tjera. Të gjitha janë të mbartura për shkak të mungesës së decentarlizimit të duhur.  

Një pjesë e madhe e licencave jepen nga Tirana. Një pjesë e autoritetit të madh është nga Tiranë. Pushteti lokal është apendiks i pushtetit vendor. Kjo e bën Ramën që të ketë tagrin që të shkojë në pushtetin lokal. Gjënë që Rama duhet të kuptojë, po s’do e kuptojë se shqiptarët i dhanë dhe një mandat të 4, është shqetësues është që ai e llogarit çdo institucion, apo pushtet si domenin e tij. 

Rama, jo vetëm që nuk ka shqetësim nga pushteti lokal, po dorëheqja gati në grup tregon jo vetëm e pjesën e mungesës së dinjitetit, por pjesën që nëpunësit nuk kanë asnjë lloj tagri.  

Sa i përket Veliajt, nuk pres të futet më në skiakerën e politikës shqiptare. I pari që e ka kuptuar është vetë Veliaj.

Ka për të vuajtur dhe pasardhësi i Dredhës, nëse s’do jetë sërish Dredha  për shkak të interesave të jashtëzakonshme që ka ky qytet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy